Kryeministrja serbe tregon për vonesën: Isha në foton familjare të Samitit
16 Tetor 2023 |
18:18
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një deklaratë për mediat serbe, ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.
Ajo e ka cilësuar lajmin jo thjesht dezinformim, por gënjeshtër të hapur.
“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, tha Brnabiç
Brnabiç nuk u bashkua me liderët në kohën kur do bëhej fotoja familjare, por iu bashkua atyre vetëm pak minuta më vonë për të shijuar vallet popullore që qeveria shqiptare kishte organizuar.

Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë