Mbretëresha Elizabetë II në “bisedime krizë” teksa Meghan Markle kthehet në Kanada

11 Janar 2020 | 11:00

Familja mbretërore e Britanisë është raportuar të premten se janë në një krizë për të vendosur rolet e reja të Dukës dhe Dukeshës së Suseksit, dy ditë pasi çifti i zuri të gjithë në befasi duke shpallur qëllimet e tyre për tu tërhequr si zyrtarë të lartë të familjes.

Bisedimet po mbahen pa prezencën e Meghan Markle, e cila u nis për në Kanada për tu bashkuar me djalin e saj tetë muajsh Archie, ka konfirmuar pallati mbretëror, të premten. Duka dhe Dukesha kanë qëndruar 6 javët e fundit të 2019-s në një shtëpi luksoze të veçuar në Ishullin e Vankuverit.

Bisedimet kanë ardhur si pasojë  e “mesazhit personal” të çiftit të mërkurën, ku ata i referoheshin planeve për të hequr dorë nga angazhimet e tyre mbretërore dhe të “bëhen financiarisht të pavarur”. Ata thanë gjithashtu se do të jetonin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Sipas mediave britanike, Mbretëresha 93-vjeçare, ka folur nëpërmjet një video konference me Princin Charles dhe nipat e saj Princin William dhe Princin Harry.

Ndër të tjera, besohet se Mbretëresha i ka kërkuar oborrit të bashkëpunojë me çiftin dhe qeverinë për të gjetur një zgjidhje. Princi Harry është i gjashti në linjën e fronit dhe ndër anëtarët më popullor të familjes mbretërore.

Publiku dhe media janë disi të ndarë mbi çështjen, teksa disa e lavdërojnë çiftin e të tjerë e kritikojnë ashpër vendimin e tyre.

Interes të veçantë ka pasur nëse çështja nëse Harry dhe Meghan duhet të vazhdojnë të mbajnë titullin “Lartmadhëria Juaj” si dhe të vazhdojnë të paguhen nga Dukati i Kornuollit, I cili është nën kontrollin e e Princit Charles, që është dhe i pari në radhë për fronin.

Duka dhe Dukesha thanë së duan të “jenë të aftë për të përfituar të ardhura profesionale” për të cilat janë të gatshëm të heqin dorë nga Granti Sovran – mekanizma e fondit nëpërmjet të cilit familja mbretërore fiton pjesërisht të ardhurat e tyre .Por, vitin e shkuar rreth 95 për qind të ardhurave të tyre vinin nga Dukati i Kornuollit.

Sipas anketës Yougov, 45 për qind e britanikëve e mbështesin vendimin e çiftit, në krahasim me 26 për qind që janë kundër.

Megjithatë, një shumicë prej 63 për qind, janë kundër që çifti të përfitojë të ardhura nga Dukati i Kornuollit.

Harry ka trashëguar të paktën 14 milion paund nga e ëma dhe nga stërgjyshja e tij. Ndërsa Markle ka pasur një karrierë të suksesshme aktrimi përpara se të martohej me princin.

 

Princi Harry dhe Meghan Markle “heqin dorë” nga funksionet mbretërore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026