Rama konferencë me Macron: Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan

17 Tetor 2023 | 11:10

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron se Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan.

Ai tha se Shqipëria duhet të jetë referenca europiane e komunitetit ballkanik, pasi synimi ivendit tonë sipas tij nuk është që ne të ikim, por që Europa të vijë te ne, duke bërë të mundur që qytetarët e Shqipërisë të kenë një jetë më të mirë.

“Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve. Ajo është e pranishme në Shqipëri me 110 kompani me kapital të përbashkët. 110 kompani janë shumë pak, janë sa një këmbë e Mbappe-së nga pikëpamja ekonomike. Por krahasuar me  disa vite më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe-së, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappesë.

Dua ta mbyll këtë hyrje duke përsëritur edhe një herë se jam shumë i lumtur sot dhe jam shumë krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati të mirëpriste Francën. Se Francën e mirëpret vetëm kur i pari i vendit troket në derë. Kjo është specifika e Francës, që presidenti i saj të vij në Shqipëri nuk është diçka e lehtë.

Prandaj unë jam shumë i lumtur! Ne do të përpiqemi që të mos jemi një nga 6 pjesët e Ballkanit që është europiane kur flet me Europën e bëhet ballkanike kur flet me pesë pjesët e tjera. Ne duam të jemi këtu në Ballkan referenca Europiane e këtij komuniteti ballkanik dhe do vazhdojmë të investojmë për të mishëruar Europën, sepse proceset kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim nga këtu, por që Europa të vijë këtu”,-tha Rama

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026