“Dënojmë sulmet terroriste”, Presidenti francez tregon nëse do të shkojë në Izrael

17 Tetor 2023 | 11:31

Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë nënvizoi se do të bëjnë çdo gjë që të lirojnë shtetasit francez që janë marrë peng nga Hamas.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Franca dënon sulmin terrorist të Hamas duke theksuar se po bëjnë negociata me zyrtarët palestinezë në mënyrë që të lirohen pengjet.

Ai nënvizoi se do të shkojë në Izrael sapo të ketë një marrëveshje konkrete, qoftë për mospërshkallëzim të luftës apo çështjeve humanitare.

” Franca është mobilizuar për të bërë gjithçka për lirimin e pengjeve nga Hamas. Kemi kontakte me autoritetet izraelite. Kemi kontakte me shumë miq të ndërmjetëm me Hamas për të arritur çlirimin e pengjeve. Franca ka dënuar gjithmonë këto praktika. Marrja e civilëve peng është e papranueshme. Po bëjmë çdo gjë për lirimin e tyre. Dua të tregohem i kujdesshëm për shkak të negociatave që jemi.

Kam pasur rastin të bisedoj me kryeministrin e izraelit që në fillim, me presidentin palestinez dhe me të gjithë drejtuesi e zonës. Kam shprehur mbështetjen në mënyrë që Izraeli të mbrohet. Ne qëndrojmë vigjilentë e të angazhuar. Unë do të shkojë në këtë rajon sapo të vlerësojë se kemi një agjendë të dobishme dhe veprime shumë konkrete për të vazhduar atje. Do të vazhdojë diskutimet, por vullneti është se do të shkojë atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për mospërshkallëzimin qoftë për çështjet humanitare. Lufta kundër grupeve terroriste, procesi i paqes dhe zgjidhjes politike janë të pandashme. Këtë agjendë do të duhet  të synojmë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026