“Plumbi i Artë”/ Vrasja e vëllezërve Haxhiaj shtyn për javës tjetër procesin

17 Tetor 2023 | 11:39

Prokuroria e Posaçme e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen e “Plumbit Artë” edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 ne Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe në prill u vranë dy vëllezrit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet.  Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë.

Kush ishin personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

Seanca paraprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026