Lufta anulon prenotimet, izraelitët kishin interes për guidat në Gjirokastër

17 Tetor 2023 | 19:16

Situata e rënduar e luftës në Izrael ka shkaktuar anulimin e prenotimeve të turistëve nga ky shtet për të vizituar Gjirokastrën. Përgjatë vitit 2023 dhe kryesisht në muajt e verës ka ardhur në rritje numri i turistëve izraelitë që vizituan qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat.

“Gjatë sezonit të verës kemi pasur ardhje të izraelitëve këtu në qytetin tonë kurse tani në periudhën e vjeshtës ata kanë pasur prenotime, kanë pasur për të ardhur këtu dhe i kanë anuluar për shkak të gjendjes së tyre”, thotw Elektra Liti, guidë turistike.

Interesi i turistëve izraelitë për Gjirokastrën ishte i madh deri në ditën që në shtetin hebre shpërtheu lufta.

“Më shumë kanë parapëlqyer të vizitojnë shtëpitë karakteristike gjithashtu edhe kalanë, e cila është gjëja kryesore përse vinin këtu. Mendoj kanë qenë të moshuar, por ka pasur edhe turistë izraelit me moshë te re”, tregon ajo.

Edhe në këto ditë vjeshte Gjirokastra vazhdon të mirëpresë turistë vendas dhe të huaj ndërsa vizitueshmëria për vitin 2023 është mbi 400 mijë vizitorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026