“Fola me kolegët francezë”, gazetarja sqaron deklaratën e Macron për vizat e Kosovës
Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka folur me kolegët e saj në Francë për të qartësuar deklaratën e Macron në Shqipëri dhe për të kuptuar nëse presidenti francez tha se mund të pezullojnë liberalizimin e vizave apo do ta pezullojnë.
Siç i kishin transmetuar dhe kolegët francezë, deklarata e Macron ishte e ngatërruar dhe e paqartë.
“Çfarë ai po përpiqej të thoshte në thelb është se kur e dhanë liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës ata besuan dhe çfarë po ndodh tani është tradhti ndaj besimit. Pra, ata se kanë mbajtur fjalën, kështu që as ata nuk do ta mbajnë. Ishte një kërcënim dhe jo shembull i një veprimi konkret. Ne kemi një situatë ku mund të ketë pasur humbje në përkthim dhe Macron nuk ishte shumë i qartë në fjalët e tij dhe ishte një kërcënim që ai po përpiqej ta bënte të dukej sikur mund të ndodhte,” – u shpreh Taylor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta