Tre tenorët për “Nënë Terezën”, koncert në katedralen e Kishës Ortodokse
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” .
Kjo thënie e “Nënë Terezës” do të shoqëroj edhe mbrëmjen e veçantë që do të organizohet në Tiranë në 20 vjetorin e lumturimit të “Nënë Terezës”.
Në eventin “Tre tenorët për Nënë Terezën” do të performojnë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëri, Granit Musliu, nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedoni e Veriut. E ftuar speciale do të jetë soprano Catherine Ëethington nga SHBA-ja.
Për herë të parë, jashë Vatikanit do të interpretohet Himni për Nënë Terezën, kompozuar nga Genc Tukiçi me motive te Lorenc Antonit.
Në këtë mbrëmje speciale do të jetë në Tiranë dhe ideatorja e ketij Himni, producente Dajena Toska
Ky koncert do të dirigjohet nga mjeshtri Bujar Llapaj i ardhur enkas nga Kanadaja në drejtimin e Orkestrës Filharmonike Tre Tenorët “Ibrahim Madhi”.
Githashtu, pjesë e koncertit do të jenë edhe: Gëzim Rudi, aktor, Ardita Bufaj, piano dhe Kori i të Rinjve të Tiranës, me dirigjent Bujar Alliu.
Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, të enjten, 19 tetor 2023, ora 19:00.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Gazë
- “Mediat greke kanë 2 standarde kur bëhet fjalë për shqiptarët”, flet gazetari
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta