Osmani për shpërthimin në Gazë: Civilët gjithmonë e pësojnë në çdo konflikt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “shkatërrues” pasojat e shpërthimit në një spital në Qytetin e Gazës, ku raportohet se kanë vdekur qindra persona.
“Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët që gjithmonë e pësojnë më së shumti në çdo konflikt”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.
Izraeli ka mohuar përfshirjen në shpërthimin që ndodhi në spitalin Al-Ahli dhe fajësoi grupin militant palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky i fundit mohoi po ashtu se qëndron prapa shpërthimit.
Autoritetet shëndetësore palestineze në Gazë kanë raportuar për qindra të vdekur nga shpërthimi.
Shpërthimi nxiti reagim në shtetet arabe, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është i zemëruar dhe pikëlluar me këtë ngjarje, duke shtuar se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po mbledh të dhëna për të përcaktuar se çfarë realisht ka ndodhur.
Që nga 7 tetori, kur grupi militant palestinez, Hamas nisi sulme të koordinuara ndaj Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë banorë.
Izraeli ka rrethuar Gazën, duke bllokuar furnizimet me ujë, ushqime dhe karburante, teksa po përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor. Ai ka paralajmëruar palestinezët që të evakuohen nga veriu për në jug të Gazës, pasi mëton të sulmojë caqet e Hamasit në pjesën veriore.
Që nga shpërthimi i dhunës, mbi 1.400 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.800 palestinezë në Rripin e Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi