Tre tenorët për “Nënë Terezën”, koncert në katedralen e Kishës Ortodokse

18 Tetor 2023 | 10:04

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” .

Kjo thënie e “Nënë  Terezës” do të shoqëroj edhe mbrëmjen e veçantë që do të organizohet në Tiranë në 20 vjetorin e  lumturimit të “Nënë Terezës”.

eventin  “Tre tenorët për Nënë Terezën”  do të performojnë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë,  si tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëri, Granit Musliu, nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedoni e Veriut. E ftuar speciale do të jetë soprano Catherine Ëethington nga SHBA-ja.

Për herë të parë, jashë Vatikanit do të interpretohet Himni për Nënë Terezën, kompozuar nga Genc Tukiçi me motive te Lorenc Antonit.

Në këtë mbrëmje speciale do të jetë në Tiranë dhe ideatorja e ketij Himni, producente Dajena Toska

Ky koncert do të dirigjohet nga mjeshtri Bujar Llapaj i ardhur enkas nga Kanadaja në drejtimin e Orkestrës Filharmonike Tre Tenorët “Ibrahim Madhi”.

Githashtu, pjesë e koncertit do të jenë edhe: Gëzim Rudi, aktor, Ardita Bufaj, piano dhe Kori i të Rinjve të Tiranës, me dirigjent Bujar Alliu.

Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, të enjten, 19 tetor 2023, ora 19:00.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026