Fabrikë e re fasoni në Kombinat, Balluku: Në krah të investitorëve që krijojnë vende pune
Rritja e pagës minimale do të ndihmojë në stabilizimin e punonjësve në sektorin fason. Kështu deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një takimi në zonën e Kombinatit në Tiranë të dielën ku vizitoi një fabrikë fasoni.
Ajo pa nga afër investimin që është bërë në një sipërmarrje të re, e cila i tregton produktet në Itali dhe ka 100 të punësuar, duke kontribuar në zbutjen e papunësisë në këtë zonë. Balluku theksoi se rritja e pagës minimale ka kontribuar në këtë sektor, pasi punonjësit nuk largohen, por impenjohen në përmirësimin e cilësisë.
“Rritja e pagës minimale ka sjellë një stabilitet të punonjësve. Punonjësit nuk largohen më siç zakonisht ndodhte duke krijuar një kosto. Kontratat janë shumë të rëndësishme dhe mbahen vetëm prej cilësisë së garantuar dhe për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur. Do të jemi në krah të çdo investitori, i cili krijon vende të reja pune,” – u shpreh Balluku.
Ministrja Balluku shtoi më tej se investime të tilla në sektorin fason ndikojnë në punësimin e grave, duke reduktuar kështu pabarazinë gjinore në punësim.
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin