Katërmbëdhjetë viktima dhe mbi 1,100 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri
Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 1,124 persona të tjerë u diagnostikuan si të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se viktimat ishin nga Tirana (6), Durrësi (2), Berati (1), Skrapari (1), Kurbini (1), Kukësi (1), Kavaja (1) dhe Elbasani (1). Mosha e viktimave ishte nga 35-86 vjeç. Kjo është e disata ditë radhazi ku mes viktimave ka të rinj në moshë, çka konfirmon shqetësimin e shprehur më herët nga Komiteti Teknik i Eskpertëve se infektimet në gjendje të rëndë mes të rinjve po shtohet.
Ndërsa u deklaruan si të shëruar 569 persona, autoritetet shëndetësore thanë se pas 4,254 testesh të kryera rezultuan të infektuar 1,124 vetë (pozitiviteti 26.5%).
Aktualisht në katër spitalet e Tiranës, janë të shtruar 437 pacientë, 31 në terapi intensive – nga të cilët 12 të intubuar. Në raport me totalin e rasteve aktive, të shtruar në spitale janë vetëm 1.3% e tyre.
Prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë kryer rreth 386 mijë teste, prej së cilave në total janë pikasur 85,336 raste (pozitiviteti total 22%).
Nga rastet e diagnostikuara, 60% janë mundur të shërohen (51,444 raste), 38% mbeten me mbartje të virusit (32,432 raste), ndërsa 2% janë mbyllur me pasojë humbjen e jetës (1,460 raste).
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje