”Duhet të shikojmë se çfarë virusi po qarkullon”, mjeku Cenko shprehet se situata është serioze

8 Shkurt 2021 | 07:01

Për situatën e koronavirusit në vend, epidemiologu Fabian Cenko u shpreh në Euronews Albania se javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve.

“Vijojnë të jemi në një përqindje që shkon 20-25% të tamponëve të kryer, të cilat janë pozitivë”, u shpreh zoti Cenko.

Epidemiologu, e cilësoi situatën serioze, por theksoi se duhet që të përcaktohet se çfarë lloj virusi që ky që po qarkullon aktualisht.

“Situata është serioze, ajo që ne po bëjmë në këto moment është vetëm të numërojmë testet tamponët dhe personat e infektuar. Ajo që duhet të bëhet është që të shikohet se çfarë lloj virusi po qarkullon në Shqipëri, dhe të kuptohet në mënyrë objektive dhe popullata që po preket në këtë fazë të pandemisë”, u shpreh ai.

Sa i përket mutacioneve të reja të COVID, ai tha se “nuk ka asnjë arsye që këto variante të reja të mos jenë prezente në Shqipëri”.

“Nuk mendoj që duhet të ndalemi nëse ka apo jo, po duhet të shikohet më në themel. Duhet të kuptojmë nëse ka diçka të ndryshme në rritjen numerike të këtyre dy javëve apo thjesht është një çështje testimesh që janë shtuar”, tha mjeku.

Lexoni gjithashtu:

Katërmbëdhjetë viktima dhe mbi 1,100 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026