Tentuan ta rrëmbejnë 7 persona të armatosur, detaje nga atentati në Shkozë
Një 21-vjeçar u sulmua mbrëmjen e të mërkurës dhe u godit me sende të forta ndërkohë që autorët tentuan ta rrëmbenin.
Mësohet se autorët e sulmit kanë qenë 7 persona të cilët ishin duke lëvizur me dy automjete. Të maskuar dhe të armatosur, ata i kanë zënë prit të riut, i cili ka qenë në makinë më një vajzë që po drejtonte mjetin.
Sulmi ka qenë i mirë organizuar, pasi dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e 21-vjeçarit i cili kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.
Pas vëzhgimit të lëvizjeve në zonën e Shkozës autorët kanë ndaluar dhe i kanë bërë pritë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një karikator arme me fishekë, por policia në njoftimin zyrtar tha që nuk ka pasur të shtëna me armë.
21-vjeçari Hysen Xhakolli është goditur me sende të forta dhe është tentuar të merret peng nga autorët e sulmit. Autorët janë larguar me dy automjetet.
Grupi hetimor ka emrat e personave të cilët janë autorë të atentatit, por ende nuk janë shpallur në kërkim nga policia.
Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë. I riu pas dëmtimeve të rënda në kokë është transportuar drejt Traumës ku ka marrë ndihmë mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West