Rriten çmimet e perimeve në Vlorë, ankohen konsumatorët
Në tregun e fruta-perimeve në Vlorë qytetarët ankohen çdo ditë për rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e tyre për të blerë ushqimet bazë. Ndërkohë që tregtarët ankohen se në 30 vitet e fundit nuk është investuar në infrastrukturë dhe ata punojnë çdo ditë në kushte të vështira.
Qytetarët që dalin për të bërë pazar më shumë i shohin produktet se sa i blejnë ato.
“Çmimet janë shumë të shtrenjta, nuk e përballojmë dot. Qeveria vetëm i ngriti, për të ulur nuk u kujtua që t’i uli,’ – tha një zotëri.
Rritja e çmimeve ndikon së tepërmi tek pensionistët. Ata shprehen se pa ndihmën e fëmijëve nuk do mundeshin të blinin asgjë.
“Këtu s’di ku ta kapësh. Hamë e pimë ushqime dhe ilaçe të skaduara ose pranë skadencës. Përse të flasim? 170 mijë-180 mijë, këtu vërtiten pensionistët. Me këtë rrojmë ne shqiptarët, me kaq pak. Me këto paguajmë taksat, dritat, ujin, detyrimet, gjithçka. Edhe presim, i mbajmë sytë matanë kufirit të na dërgojnë ndonjë kacidhe. Tregtarët janë të mirë, por sistemi funksionon keq sepse edhe këto frutat që marrim ne janë të importuara. Këtu duhet revolucion,” – u shpreh një zotëri.
Përpos çmimeve të larta, vetë tregtarët shprehin pakënaqësinë për mungesën e infrastrukturës në treg.
“S’kemi ç’bëjmë, këto që na jep qeveria, ky vend është. Ne këtë punë kemi, s’premtohet gjë këtu, si në Somali jemi. Ka qarkullim, ky malli paktë është. S’ka lekë ku do i gjejnë lekët. Pensionet me 50-60 mijë lekë në muaj, tallen,” – tregoi një zonjë.
Gjatë një vëzhgimi në tregun e fruta perimeve në Vlorë bie në sy mungesa e kushteve higjieno-sanitare, tualeteve, ujit dhe dritave. Tezgat janë të improvizuara nga tregtarët, ndërkohë që shumica e produkteve tregtohen në tokë duke rritur rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West