“Gjysmë milionë turistë të huaj”, porti i Sarandës kalon pritshmëritë

19 Tetor 2023 | 17:14

Sezoni turistik në vend është mbyllur, ndërsa bilanci për Sarandën rezultoi pozitiv. Porti i qyteti ka shërbyer si një arterie e rëndësishme, për ardhjen e turistëve në qytetin bregdetar.

“Porti i Sarandës e ka mbyllur sezonin turistik me një relizim plani të mrekullueshëm, ku kemi realizim të 154% në krahasim me vitin 2022, dhe gjithashtu kanë hyrë dhe dalë në portin e Sarandës 514 590 turistë të huaj”, thotë Plarent Shehu, specialist i Marrëdhënieve me Publikun.

Përpos numrit të lartë të turistëve, sidomos të huaj, porti i Sarandës u bë vend ankorimi për jahte, tragete dhe kroçera turistike.

“Për sa i përket anijeve kemi rreth 40 kroçera dhe anije turistike të cilat kanë vizituar Sarandën në këtë 9 mujor të vitit 2023. Sa i përket jahteve ka pasur një ardhje të konsiderueshme, diku te 818 jahte të cilat nuk kanë impakt financiar për ne por kanë impakt turistik sepse vijnë e zbresim nëpërmjet varkave të vizitojnë Sarandës, pra nëse kemi 811 jahte të cilat kanë ardhur dhe janë përpunuar në portin e Sarandës dhe nuk kanë ardhur vetëm për anën logjistike por kanë ardhur edhe për turizëm pjesa më e madhe”, tregon ai.

Sipas autoritetit portual dhe referuar shifrave në rritje, viti 2024 pritet të jetë më i frytshëm.

Edhe pse sezoni turistik në Sarandë zyrtarisht ka përfunduar, në Portin Detar priten ende kroçiera deri në fillim të muajit nëntor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026