Gazetari: Opozita e Bashës është e dorëzuar! E tregoi sot në Kuvend
Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se opozita e Lulzim Bashës është dorëzuar dhe këtë e tregoi sot në Kuvend, duke mos iu bashkuar rezistencës së deputetëve të tjerë të PD.
Sipas tij, qëndresa në Kuvend e grupit të Berishës dhe Bardhit synon të nxisë protestat e qytetarëve.
“Qëndresa e Berishës synon të sjellë sensibilizim dhe të nxisë qytetarët të dalin në protesta, besoj se aksioni do jetë i gjatë. Kemi parë edhe PS kur ka qenë në opozitë që ka pasur aksione të tilla. Nuk e besoj që na shërben një opozitë që dorëzohet dhe e pranon humbjen në tavolinë. Opozita e Bashës është e dorëzuar, se sot duhet të ishin me pjesën tjetër të opozitës, se edhe ata 5 deputetë të Bashës janë zgjedhur nga demokratët, nuk përfaqësojnë veten e tyre në atë kuvend por nga 10 mijë vota secili”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në