Rreth 10% vajza nuk e ndjekin shkollën në vendin tonë, ja arsyet
Braktisja e arsimit pas pandemisë është përkeqësuar ndjeshëm në vendin tonë, por ky fenomen po bëhet shqetësues te femrat.
Gjatë vitit 2022, rreth 10% e vajzave në moshë shkollore nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Në vitin 2014, ky tregues ishte më pak se 2%.
INSTAT raportoi se, niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9% për djemtë dhe 90,4% për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7% dhe 90,2%, ndërsa në nivelin universitar, raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7% krahasimisht me djemtë me 51,5%.
Në vitin shkollor 2022-23, 89,4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 10,6 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,8 % të totalit.
Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95.845 nxënës, duke shënuar një ulje prej 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor
Në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554.222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1 %, krahasuar me vitin shkollor 2021-22. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik
Raporti nxënës-mësues
Në vitin shkollor 2022-23, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.388, ndër të cilët 77,4 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,5 dhe në atë privat është 14,4. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,2 dhe në atë privat 7,8.
Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.357 prej të cilëve 69,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 11,9 në arsimin publik dhe 9,3 në atë privat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Diplomatët e NATO-s diskutojnë për “thellimin e lidhjeve” të Hungarisë me Rusinë
- Izraeli paralajmëron pushtim tokësor në Gaza
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut