SKANDALI/ Publikohen përgjimet e Andrea Giambrunon, shkak i ndarjes së Melonit?
Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka njoftuar sot divorcin me bashkëshortin e saj, pas 10 vitesh bashkëjetese. Lajmi për ndarjen është publikuar nga Meloni në rrjetet sociale.
Në një postim në ajo thotë se: «Lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, ka shkruar kryeministri në Tëitter.
“Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, shtoi kryeministrja në lidhje me marrëdhënien e saj me gazetaren e Mediaset.
Vajza e çiftit, Ginevra, ka lindur më 16 shtator 2016.
Meloni në postimi e saj për ndarjen shton: “Do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht një vajzë shtatëvjeçare që do nënën dhe babain e saj, ashtu siç nuk isha në gjendje ta dua atë timen. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur brenda shtëpisë sime, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë se do të dëmtojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”
Ende nuk dihen arsyet reale të divorcit, por Mediat italiane shkruajnë se ndaja e kryeministres vjen pas kritikave të forta që mediat kanë bërë ndaj bashkëshorti të saj.
Që nga zgjedhja e Melonit kryeministrit, Andrea ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për komentet e tij. Bashkëshorti i saj drejton emisionin “ditari i Ditës’ në kanalin Rete 4 shpesh është akuzuar për deklarata seksiste dhe komente që kanë dëmtuar imazhin e familjes së kryeministres.
Një ditë më parë, emisioni satirik ‘Strisha La Noticia’ publikoi disa materiale ku bashëkshorti i kryeministres dëgjohej të bënte komente jo etike me një kolege të tij. Nuk dihet nëse ky publik është shkak i ndarjes, por mediat më të mëdha italiane shkruajnë se skandalet e bashkëshorti kanë përshpejtuar procesin e ndarjes.
Pjesë nga biseda e vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Bashkëshorti Melonit: Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?
Vajza: Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea
Bashkëshorti i Melonit: Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe ** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta..
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush