“Mora fjalë” bëhet himn, Shkurte Fejza flet për Euronews: Emocion i fortë në stadium
Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer tashmë një nga këngët më të dashura për shqiptarët në të gjithë botën.
Fejza e cila këndoi në stadium kur Shqipëria u përball me Çekinë, në Euronews Albania, theksoi se ishte një emocion i papërshkrueshëm të këndoje para mijërave tifozëve.
Ajo tha se ishte hera e parë në stadium duke shtuar se ndihet shumë falënderuese ndaj adhuruesve të saj.
“Kam pasur shumë emocion, ishte diçka shumë e bukur por shumë emocionuese. Ishte hera e parë që isha në stadium. Çfarëdo që të them do jetë pak nga ajo që kam ndjerë. Kisha shumë dëshirë të isha në mesin e tifozëve kuq e zi që të ishim bashkë. I përcillja ndeshjet tjera dhe ishte sikur unë mungoja aty. I falënderoj të gjithë adhuruesit e këngës time. Jam shumë falënderuese. Kjo këngë ka shkuar gradualisht duke u rritur e tani është në të tjera valë. U bën shumë kompontet që ndikuan që kënga të realizohet mirë dhe të jetë e dashur për të gjithë. Nuk pata mundësi t’i takoja sportistës dhe më ka ngelur shumë merak”-tha Fejza.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim