Autoritetet izraelite konfirmojnë arrestimin e zëdhënësit të Hamasit

20 Tetor 2023 | 11:43

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite.

Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.

Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.

CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që po ndjen gjithnjë e më shumë ndikimin e luftimeve në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026