Izraeli vazhdon bombardimet në Gazë, evakuon banorët afër kufirit me Libanin

20 Tetor 2023 | 12:08

Mëngjesin e së premtes, më 20 tetor, Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gazë, duke goditur zonat në jug, ku palestinezët janë urdhëruar që të kërkojnë strehim.

Autoritetet izraelite po ashtu kanë nisur evakuimin e një qyteti në veri, afër kufirit me Libanin, që paraqet sinjalin më të fundit për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës, që do të mund të nxiste trazira rajonale.

Palestinezët në Gazë kanë raportuar për sulme të ashpra ajrore në Han Jounis në jug, teksa të plagosurit janë dërguar në spitalin Nasser, i cili veçse është i mbushur me pacientë dhe persona që po kërkojnë strehim.

Të enjten, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, urdhëroi trupat tokësore që të përgatiten që të shohin Gazën “nga brenda”, duke sugjeruar një sulm tokësor për të shtypur militantët e Hamasit, që udhëheqin me Gazën.

Hamasi kreu sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti në Izrael më 7 tetor, gjë që ka nxitur një kundërpërgjigje të ashpër nga Izraeli.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do të mund të kryenin një operacion tokësor në Gazë.

Mbi 1 milion persona janë zhvendosur në Gazë, pasi Izraeli urdhëroi banorët në veri të evakuoheshin në jug të territorit.

Që kur nisi dhuna, sipas autoriteteve palestineze, në Rripin e Gazës janë vrarë 3.785 persona, shumica nga ta gra, fëmijë dhe të moshuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, pothuajse 12.500 të tjerë janë plagosur dhe edhe 1.300 persona besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Gjatë sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 persona, shumica nga ta civilë. Pothuajse 200 të tjerë janë marrë pengje nga militantët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026