Kërcënimet e rreme me bomba, arrestohen 18 persona në Francë
Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime. Pallati i Versajës, Luvri, si dhe shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar.
Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet.
Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras.
Kërcënimet me bomba kanë rezultuar me evakuim të Pallatit të Versajës katër herë gjatë javës, derisa Muzeu i Luvrit në Paris është detyruar t’i evakuojë mijëra vizitorë të shtunën.
Një numër i aeroporteve rajonale janë evakuuar të mërkurën, përfshirë Lille, Nantes, Nice dhe Tuluz, të enjten. Franca e ka rritur alarmin kundër terrorizmit në nivelin më të lartë, javën e kaluar, pas vrasjes së mësuesit 57-vjeçar. I dyshuari, ish-nxënës, është shtetas rus me origjinë çeçene.
Kërcënimet për bomba janë bërë me telefona, përmes emaileve, përmes një faqeje online për t’i kontaktuar direkt zyrtarët policorë, apo duke i kontaktuar ata në rrjetet sociale.
Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka paralajmëruar ata që i ka quajtur “shakaxhinj të vegjël” se dhe do të “identifikohen dhe ndëshkohen”.
Të gjithë ata që bëjnë thirrje për kërcënime të rreme me bomba, mund të përballen me tri vjet burgim dhe gjobë prej 45.000 eurove.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme