Fati tragjik i 12-vjeçares së rrëmbyer nga Hamas, gjendet e djegur me gjyshen
Familja e një vajze 12-vjeçare, fanse e Harry Potter, e cila u vra nga terroristët e Hamasit, ka publikuar pamjet e saj teksa këndonte me të ëmën rreth një muaj përpara se të vritej.
Noja Dan, që ishte dhe autike, dhe gjyshja e saj 80-vjeçare Karmela ishin mes disa qindra civilëve të vrarë nga militantët kur sulmuan Izraelin më 7 tetor.
Familja Dan konfirmoi përmes një postimi në Facebook se trupat e Nojës dhe gjyshes ishin identifikuar nga skuadrat e shpëtimit. Edhe autoritetet izraelite konfirmuan gjithashtu vdekjet e tyre.
Noja po qëndronte tek banesa e gjyshes së saj kur të dyja u rrëmbyen në lokalitetin Nir Oz, një nga komunat e shumta izraelite që u sulmuan 13 ditë më parë.
Sipas burimeve izraelite, trupat e tyre u gjetën të djegur në afërsi të gardhit kufitar që ndan Izraelin nga Gaza nga punonjësit e skuadrave të shpëtimit.
Familja Dan publikoi në rrjetet sociale videon e vajzës së saj dhe nënës 53-vjeçare, Galit, teksa këndonin një këngë mjaft popullore në Izrael dhe teksa buzëqeshnin para kamerës.
Lidhur me ngjarjen, nisur nga fakti se 12-vjeçarja ishte fanse e magjistarit Harry Potter, reagoi edhe vetë shkrimtarja britanike Xhej Kej Roulling.
“Të rrëmbesh fëmijët është diçka e neveritshme dhe e pajustifikueshme. Për arsye të natyrshme, kjo foto më ka prekur edhe mua”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona