Kuvendi miraton zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit deri në vitin 2040
Koncesioni i aeroportit ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza” do të zgjasë deri në vitin 2040. Kontrata e re, e miratuar me 90 vota në Kuvend seancën e sotme, sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku do të sjellë uljen e çmimit të biletave dhe zgjerimin e kapaciteteve për fluturime transoqeanike falë investimeve që do të bëjë kompania “Kastrati”.
Zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit me 13 vjet të tjera, deri në vitin 2040 e cilësoi si një hap që i përgjigjet investimit që do të bëjë kompania, e cila e mori nën kontroll asetet e kompanisë së shkuar pak kohë më parë. Duke folur në Parlament, Balluku u shpreh se investimi prej 99.3 milionë euro që do të bëjë kompania në aeroportin “Nënë Tereza” do të krijoj mundësinë që të rritet standardi i shërbimit, por gjithashtu edhe ulja e avionëve transoqeanik falë zgjatimit të pistës.
“Në kontratën e re në mënyrë të detajuar janë shënuar të gjitha investimet, por me shifra të vërteta dhe me analizë financiare, pse dhe kur do realizohen. Shifra për investimet që do të kryhen dhe që janë të detyrueshme, të sanksionuara në kontratë, sot arrin rreth 99 milionë euro dhe kohët kur këto investime do të kryhen janë gjithashtu të sanksionuara në kontratë, duke mos i dhënë më mundësi koncesionarit që të interpretojë apo të shtyjë në kohë dhe në afate këto investime mjaft të dobishme për të gjithë qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Balluku.
Ndër të tjera, ministrja deklaroi se kontrata e re e koncesionarit për aeroportin do të mundësojë uljen e çmimit të biletave. Sakaq, ajo shtoi se në rast se bota do të çlirohet nga pandemia e COVID këtë verë, shpresat janë që të rriten edhe flukset e fluturimeve.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje