Ministrja gjermane mbështet dëbimin e përkrahësve të Hamasit
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë të premten se mbështetësit e Hamasit duhet të dëbohen nga shteti, në rastet kur është e mundshme.
Ajo ka thënë se autoritetet duhet ta mbajnë një sy hapur për kërcënimet e mundshme që i kanosen Gjermanisë, pas sulmeve të grupit militant palestinez në Izrael.
“Nëse mund t’i dëbojmë mbështetësit e Hamasit, duhet të veprojmë ashtu”, ka thënë Faeser, pas diskutimeve që ka pasur me Zyrën Federale të Policisë gjermane.
“Autoritetet tona të sigurisë e kanë rritur fokusin në skenën islamiste”, ka thënë ajo, duke e përmendur një sulm që ka ndodhur së fundi në Bruksel, si sinjal për kërcënimet.
Shqetësimet për antisemitizmin sa shkojnë e rriten në Gjermani, sidomos pas tentimeve për të kryer një sulm në një sinagogë të Berlinit, dhe pas përleshjeve mes protestuesve pro-palestinezë dhe policisë, në Berlin dhe qytete tjera gjermane.
Në të njëjtën kohë, pjesëtarët e komunitetit palestinez në Gjermani, kanë thënë se zërat e tyre po heshten nga ndalesat për të mbajtur protesta.
Faeser u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i alarmojnë autoritetet për çfarëdo “propagande” në mbështetje të Hamasit.
Izraeli i ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas masakrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.
Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit – i cili e udhëheq Gazën – dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet