Takimi i “Pesëshes” me Kurtin/ Lajçak: Normalizimi, më urgjent se kurrë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që pesëshja diplomatike mbajtën këtë të shtunë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak tha se me Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.
“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”.
“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim. Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha Lajçak.
Më tej, emisari special i BE-së tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesë. Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tashmë do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet