SPAK arreston Jamarbër Malltezin, “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën

21 Tetor 2023 | 19:29

SPAK ka arrestuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.

Burime bëjnë me dije se në lidhje me këtë çështje, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i ndalohet dalja jashtë vendit.

SPAK po e heton këtë çështje prej 2 vitesh.

Ky procedim penal është regjistruar mbështetur në kallëzimin e paraqitur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.

Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, e ish-ministri i mbrojtjes, Arben Imami.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026