Berisha për akuzat: Deklaroj se janë pa baza dhe sulme të Edi Ramës

21 Tetor 2023 | 21:34

Sali Berisha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se akuzat që janë ngritur për të dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, sa i takon çështjes së ish-kompleksit Partizani, janë të pabaza.

Ai i cilësoi ato si sulme politike të organizuar nga kryeministri Rama, përmes kontrollit që Partia Socialiste ka mbi SPAK.

Berisha theksoi se goditja ndaj tij dhe familjes së tij erdhi në një moment kur opozita planifikonte të intesifikonte aksionin opozitar përmes protestave dhe bllokimit të parlamentit.

“Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit të cilët sot ndihen më Sali Berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur nëpër Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e Komisioneve përkatëse Parlamentare, por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim.

Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që po kthehej nga jashtë.

Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.

Lidhur me këto akuza deklaroj se janë pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta, të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të vërtetë politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do të mund të frenojë, do të mund të godasë aksionin opozitar,” – deklaroi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026