Arrestimi i dhëndrit/Berisha: Nga truall ndërtimi në terren sportiv ka firmosur Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune një konference të jashtëzakonshme për media pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Ai foli për arrestimin e dhëndrit, duke sqaruar se ky i fundit nuk ka dhënë kurrë asnjë dëshmi për asnjë gjykatës apo prokuror, pasi kurrë nuk i është gjetur ndonjë shkelje.
Deklarata e Berishës:
Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon:
Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në jetën e tij nga asnjë prokuror apo gjykatës për asnjë çështje. Prej 3 vitesh me padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla, SKAPI i partisë ka hetuar privatizimin e klubit Partizani dhe pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar, gjoja për abuzime.
- Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës, as dhe me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.
- Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv, në truall për ndërtime është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës, është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv, i terreneve sportive në terrene ndërtimi nga vetë Edi Rama, me dokumente.
- Njohja dhe kthimi i pronës pronarëve të ligjshëm të klubit Partizani, janë 6 familje, është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga vitet 1994 deri në vitin 2007, një proces i tërë.
- Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
- Muaj më parë prokurorja e SKRAP-it, simotra biologjike e Taulant Begojaris ka sekuestruar kompjuterët e kompanisë që mbante kontabilitetin e aktivitetit të Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë për të mbrojtur këtë akt duke mashtruar gjykatësen dhe gjykatën.
- Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë