A ke frikë nga burgu? Berisha: I përgatitur për çdo gjë, do qëndroj me gjithë forcën

21 Tetor 2023 | 21:59

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në lidhje me masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi.

Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje mbi frikën e një arrestimi të mundshëm në të ardhmen.

Teksa i cilësoi vendimet e gjykatës ndaj tij si sulme politike të orkestruara nga Rama, Berisha theksoi se ai është  përgatitur për çdo skenar dhe do ta çojë deri në fund kauzën e tij.

Ish-kryeministri shtoi se të akuzosh Sali Berishën për “Pastrim parash” duhet të jesh i pafytyrë, pasi pasuria e tij është transparente.

“Akuzat janë të mirëfillta politike. Sali Berisha është i përgatitur çdo gjë për kauzën e tij. Është pjesë e kauzës sime kjo betejë. Ai tregoi që vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Ata që firomsin gjëra të tilla nuk kanë as fytyrë as karakter. Të akuzosh Sali Berishën për korrupsion, për një gjë që nuk ka në mënyrë absolute asgjë përveç faktit që Jamarbër Malltezi është dhëndri im, mirëfilltë gjithçka politike.

Nuk kanë kapur dot asgjë, asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit. Për sa u përket burimeve të parave të mia ato janë transparente si drita e diellit”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026