Spahiu: Sa vite burg rrezikon Sali Berisha, pse nuk janë parashkruar veprat penale
Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar akuzat e ngritura nga SPAK mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Spahiu tha se Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, vepra penale që dënohen mbi 12 vite burg dhe që parashkruhen kur kalojnë 20 vite.
Spahiu theksoi se Prokuroria e Posaçme është treguar e butë me ish-kryeministrin pasi në raste analoge masa e sigurisë ka qenë ajo e arrestit me burg për politikanët e tjerë.
“Korrupsioni pasiv dënohet nga 4 deri në 12 vite heqje lirie. Kjo nuk është parashkruar si vepër penale, pasi po të ishte vepër penale nën 10 vite, Berisha ka qenë përpara 10 viteve kryeministër, dhe kjo vepër do të ishte parashkruar.
Duke qenë se janë vepra me rrezikshmëri mbi 10 vite, falja e këtyre veprave bëhet kur kalojnë 20 vite. Vepra për të cilën Spak e akuzon janë mbi 10 vite heqje lirie. Masa e sigurisë përt ë gjithë subjektet që ka marrë SPAK-u për këto akuza nuk ka qenë “Detyrim paraqitje”, Sali Berisha është favorizuar nga SPAK për masën e sigurisë. Unë flas si jurist dhe jo si politikan në këtë rast. Këto janë dënimet që parashikon ligji, por ai mund të shpallet dhe i pafajshëm”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK arreston Jamarbër Malltezin, “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën
- GJKKO cakton masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën
- GJKKO i caktoi masën e sigurisë, reagon për herë të parë Sali Berisha
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë