“Gjyq i madh politik”, gazetari: Në dosjen për Malltezin ka mospërputhje të mëdha

22 Tetor 2023 | 21:32

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhëndërit të Sali Berishës dhe kufizimin e lirisë të këtij të fundit.

Ai tha se kur e ka lexuar dosjen aty ka parë disa “non sense të mëdha” dhe shtoi se faktet në këtë dosje mungojnë

“Dosja kishte non sense të mëdha. Gjithë procedura e kërkesës për heqjen e lirisë të zotit Malltezi, zotit Bektashi dhe të zotit Berisha është bërë vetëm me firmën e gjyqtares Enkeleda Millonai.

Ky është një hetim i rëndësishëm për të kuptuar vlerën e drejtësisë së re. Të gjitha dyshimet e bazuara mbi faktet që vetë prokuroria “na ka vënë në tryezë” tregojnë se ky është një gjyq i madh politik

Po i bëjmë gjyqin publik ca familjeve pronare që vuajtën 45 vite, se një nga pronarët tha se pronat i ishin sekuestruan në ’46. Tani po përballen sërish të njëjtët njerëz me këtë problem”,-tha gazetari Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026