Kryeministri paralajmëroi masa të reja, kryetari i Bareve edhe Restoranteve: Do na bënte nder po të na mbyllte fare

8 Shkurt 2021 | 18:28

Gjatë konferencës së sotme për situatën epidemiologjike në vend, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të rrisë gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilat nuk respektojnë masat anti-COVID.

Kryetari i Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha në një intervistë për Euronews Albania se kufizimet nën të cilat kjo kategori biznesi po punojnë prej një viti ka bërë që humbjet të jenë shumë të mëdha. Sipas tij vendosja e masave të tjera kufizuese ndaj tyre do të ishte njësoj sikur t’i mbyllnin fare.

“Problemi qëndron se mbyllja jonë është e pamundur për shkak të pagesave dhe detyrimeve, por një kufizim orari i detyrueshëm janë një tjetër shkelm ndaj nesh. Gjatë kësaj kohe të gjithë i kemi kufizuar vizitat nëpër bare dhe restorante, dhe kjo ka përgjysmuar edhe xhiron.

Baret dhe restorantet punojnë me kapacitete të reduktuar prej 1 viti”, tha z. Jahaj.

Sipas tij, nuk është e drejtë që vetëm baret dhe restorantet të shënjestrohen sa herë ka rritje të rasteve të COVID, duke i trajtuar si të vetmet vatra të virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Neglizhenca e masave, Rama paralajmëron rritjen e gjobave për baret, restorantet dhe qendrat tregtare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026