Juventus triumfon ndaj Milanit, Allegri: Synim ynë është të kthehemi në Champions
Një gol i Locatellit ka vendosur supersfidën Milan-Juventus, me bardhezinjtë të cilët regjistruan fitoren e 6-të në kampionat. Ndryshe nga ç’pritej, loja ishte e vakët e me raste të pakta shënimi, madje dhe goli i shënuar nga zonja e vjetër ishte një gjuajtje nga distance e devijuar nga Kruniç e përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e parë, Milani pati një shanc të artë, por devijimi i Sheznit ishte vendimtar për të mbajtur të paprekur portën. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Allegri vlerësoi të tijët, ndërsa i gëzohet kësaj fitore.
“Ndeshja ndaj Milanit ishte një sfidë e luajtur mirë në fazën e mbrojtjes, në të cilën ne mbetëm në epërsi falë një loje të mirë. Në fund topi duhej menaxhuar më mirë sepse arritëm të kontrollonim ndeshjen pa rrezikuar kundërsulme. Megjithatë fituam kundër Milanit pas shumë kohësh dhe jam i lumtur. Ne gjithmonë synojmë të kthehemi në Champions League. Inter, Milan dhe Napoli mbeten përpara”, tha Allegri.
Kampionati italian udhëhiqet nga Interi me 22 pikë, e më pas vijnë Milani, Juventusi, Fiorentina e Napoli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta