Përmbysje e çmendur në “Elbasan Arena”, Teuta i “rrëmben” 3 pikë Dinamos
Përballja e kësaj të diele, e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore mes Dinamo City e Teutës, e zhvilluar në “Elbasan Arena” ka dhuruar spektakël me “durrsakët” e Teutës, që përmbysën gjithçka duke siguruar 3 pikë “të arta” në garën për mbijetesë.
Sipari i golave u çel që në pjesën e parë, aty ku Kaçorri përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes së Teutës, për të çuar rezultatin në 1 me 0, rezulat që “vulos” dhe pjesën e parë të kësaj super sfide.
Me fillimin e pjesës së dytë, Denisson dyfishoi shifrat me një goditje fantastike në minutën e 55’ të sfidës, mirëpo golat e Peposhit, Filit dhe Jazxhit në minutat 73’, 84’ e 97’ përmbysën gjithçka duke i dhuruar 3 pikë me shumë vlerë “durrsakëve”.
Falë kësaj fitoreje, Teuta ngjitet në vendin e 8 të tabelës me 11 pikë, 1 më shumë se Kukësi dhe 4 më shumë se Dinamo City, që ndodhen në vendin e fundit të Superiores, me vetëm 7 pikë nga 9 ndeshjet e para të Superiores.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta për Palestinën në Shkup, protestuesit: Nuk kemi fuqi tjetër përpos lutjes
- Arrestimi i Jamarbër Malltezi/ Këlliçi: Shkelje kushtetute dhe spektakël i qeverisë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë