Taktika dhe llogari elektorale, Nurellari: ‘Blerja’ e deputetëve do krijonte një qeveri të paqëndrueshme

8 Shkurt 2021 | 21:55

Ndalimi i kandidimit të koalicioneve parazgjedhore me lista të veçanta në zgjedhje, ka futur në dilemë opozitën për mënyrën se si do të prezantohet ajo në 25 prill.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol mbi koalicionet dhe taktikat elektorale të partive para zgjedhjeve të 2021.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk kanë vendosur nëse do të kandidojnë në një listë të përbashkët apo të ndarë në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndonëse PD ka arritur marrëveshje me disa prej aleatëve të saj si LZHK, PAA, PDIU dhe PDK për të kandiduar bashkë në listat e saj, ajo nuk ka vendosur ende në lidhje me PR dhe LSI.

Kjo pavendosmëri ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor në korrikun e 2020.

Në sistemin e vjetër elektoral, koalicionet parazgjedhore të partive mund të kandidonin në lista të veçanta dhe votat të shkonin për koalicionin.

Me ndryshimet e reja, nuk lejohet më kandidimi me lista të veçanta i partive në koalicione. Ato duhet të vendosin kandidatët e tyre në një listë të përbashkët.

Kjo mund të ketë përfitime por edhe kosto për opozitën por nuk ndikon tek Partia Socialiste. Nëse ajo del partia e parë në zgjedhje, atëherë sipas Kushtetutës ka të drejtën të formojë qeverinë për të cilën i duhen minimumi 71 mandate që ta votojë.

Nëse nuk i ka fituar mandatet për qeverinë dhe PD me LSI nuk kandidojnë në një listë, PS me shumë gjasa do të kërkojë mbështetje për të plotësuar 71 mandate.

Ndonëse ky skenar është i mundshëm, sipas politologut Adri Nurallari rrezikon stabilitetin e qeverisë dhe të shtetit.

Ai tha se kalimi i deputetëve nga opozita tek PS do krijonte “një qeveri shumë jo stabile”, dhe me mungesë “të legjitimitetit”, që “do të vinte në pikëpyetje jetëgjatësinë” e saj.

Nurellari shtoi se kjo “do të kishte impakt në pakënaqësi publike dhe do të bënte disfunksional shtetin”.

Ky reagim sipas tij do të nxitej më shumë nga kushtet në të cilat gjendet vendi ku ka polarizim të lartë mes palëve politike.

 

Lexoni gjithashtu:

Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021