Shtohen rastet tek nefrologu, 15 fëmijë çdo ditë në spital me probleme shëndetësore
Frekuentimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve ka çuar në shtimin e problematikave shëndetësore tek fëmijët. Infeksionet urinare janë më të shprehura në këtë periudhë, kjo dhe për shkak të përdorimit të tualeteve të përbashkëta.
Shefi i shërbimit të nefrologjisë pediatrike në QSUT, Diamant Shtiza, në një intervistë për Euroneës Albania thotë se këto infeksione janë të shpeshta dhe çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore mesatarisht 15 pacientë të vegjël.
“Problematika më e shprehur në përditshmërinë tonë janë infeksionet urinare, deri në moshën 1 vjeç. Kemi 3 djem dhe 1 vajzë. Raporti ndryshon pas moshës 1 vjeç me 10 vajza e 1 djalë si pasojë e natyrës dhe anatomisë. Ato i hasim që nga fëmijët e çerdhes dhe kopshte e shkolla. Shkaqet janë të ndryshme. Nga mungesa e higjienës, ajo personale, diaretë, frekuentimi i tualeteve,” – u shpreh Shtiza.
Mjekët apelojnë që këto infeksione duhet të kapen në kohë dhe të trajtohen pasi në të kundërt çojnë deri në dëmtim të veshkave.
“Nëse nuk i kapim këto infeksione, ne kalojmë në dëmtime të fshikëzës dhe me kalimin e kohës na dëmtohen dhe veshkat,” – tregoi Shtiza.
Tek fëmijët nën 1 vjeç shpesh është e vështirë kapja e këtyre problematikave, por sipas ekspertëve studimet kanë treguar se në 10% të rasteve me temperaturë, kanë si shkaktarë infeksionet urinare.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi