Akuza ndaj Malltezit, avokati: S’ka shkelur ligjin, ndërtoi në pronën e tij
Avokati i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit foli për mediat pas vendimit të GJKKO se klienti i tij do të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Klodian Skënderi tha se nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim, duke përfshirë këtu dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi janë në një marrëdhënie juridiko-civile të pastër.
Sipas tij do shumë guxim të akuzosh persona që janë trashëgimtar të ligjshëm të pasurive nga familje të mirënjohura tiranase.
“Në rastin konkret nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që as janë atakuar në kohë, as janë kundërshtuar, të pretendohet kryerja e një vepre penale. Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara në rastin e Jamarbër Malltezit është një qëndrim mohues dhe këtë e them me bindje. Kemi parë për aq sa mundëm fashikujt e depozituar nga ana e Prokurorisë në Gjykatë dhe të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase siç është familja Begeja dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër të një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike,” – u shpreh Skënderi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West