Kush është Klani i Novi Sadit? Eksperti: Kanë kryer krime të ndryshme në Serbi
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku foli për klanin e Novi Sadit. Sipas tij ky klan është i njohur për krime të ndryshme në Serbi.
Ai tha se nuk mund të thuhet me siguri nëse Milan Radoiçiç është pjesë e këtij klani por ai është një nga personat që ka pozita të larta në vendimet që kanë të bëjnë me Kosovën.
“Klani i Novi Sadit shquhet edhe për organizimin e krimeve të ndryshme në Serbi dhe është kryesisht më i orientuar te njerëzit, apo udhëheqje të ndryshme në Serbi, sidomos në strukturat e sigurisë dhe në agjencinë e zbulimit.
Nuk mund të themi nëse Radoiçiçiç është pjesë e këtij klani, por mund të themi se ai është një nga personat kryesor i Serbisë që merret me çështjen e aktiviteteve në Prishtinë, qoftë, politike apo të sigurisë dhe grupi i Zveçanit, është një klan i cili ndërlidhet me Radoiçiçin për shkak të pozitave të tyre të larta në vendimet apo në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën”,-tha eksperti Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet