Pas Basnjkës “Klani i Novisadit”, Ministria e Mbrojtjes serbe i përgjigjet Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar forcat paraushtarake serbe për orkestrimin e një sulmi “paraushtarak dhe terrorist” kundër oficerëve të Policisë së Kosovës në rajonin verior të vendit. Ai implikoi në mënyrë specifike “Klanin e Novi Sadit”, të cilin ai pretendon se udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç.
Sekretari shtetror në ministrinë serbe të Mbrojtjes, Nemanja Staroviç ka ripublikuar lajmin e Euronews duke ironizuar nëse duhet të dihet i neglizhuar që Kurti nuk e ka akuzuar si pjesë e klanit të Novi Sadit.
Sipas tij akuzat ndaj Vuçeviç, Kurti i bën pasi i projekton te vetja.
Deklarata e plotë:
Akuzat se Millosh Vuçeviç ka organizuar një formë “klani” ndërsa ka qenë kryetar i bashkisë së Novi Sadit, janë tërësisht pa kuptim. Sidoqoftë, këto akuza manifestojnë një mentalitet klani, tipik për ekstremistët shqiptarë në Kosovë. Është fakt se pas 1999, Kosova u udhëhoq nga Klani Drenica, Dukagjini dhe grupe të tjera kriminale të dala nga UÇK-ja terroriste, që ende kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike atje. Thënë kjo, kur Kurti hedh të tilla akuza të paqena ndaj Vuçeviç, më shumë i projekton te vetja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë