Hiking nëpër Korçë, sport, turizëm dhe kënaqësi në shtigjet e panjohura
Në ditët e pandemisë që po jetojmë, ku fjalët kryesore janë sëmundjet, tragjeditë dhe stresi, një grup të rinjsh ka vendosur të praktikojë sportin e hiking duket marrë benefitet që ky sport fal por duke njohur edhe terrenet malore të cilat nuk i kishin vizituar kurrë më parë.
Grupi i të rinjve me rreth 40 persona nga Korça, Pogradeci por edhe Tirana u organizuan për të praktikuar sportin e hiking në nivel amator duke ngjitur një pjesë të malit në Pustec drejt fshatit Gollomboc.
Organizatori shprehet se sporti i hiking është gjithmonë e më shumë duke u përqafuar nga të rinjtë në Korçë.
“Është një iniciativë nisur nga pasioni dhe dëshira e mirë për të bërë sporte dhe aventurat e natyrës dhe për të promovuar pse jo, edhe bukuritë e rajonit të Korçës dhe me gjerë. Sot kemi një pjesëmarrje shumë të madhe të të rinjve, shkojmë deri në 40 të rinj, kemi dhe fëmijë. Sa më shumë pranë natyrës, sa më shumë mbrojtje të mjedisit dhe sa më shumë edukim nëpërmjet natyrës,” – tha pedagogu dhe alpinisti Eriseld Kalemaj.
Ka edhe nga ata të rinj të cilët nëpërmjet faqeve në rrjetet sociale merren me promovimin e bukurive të natyrës por shkelin edhe vet shtigjet e maleve.
“Benefiti është kënaqësia që po marrim nga natyra dhe jo vetëm, kur shikojmë plot të rinj që i janë bashkuar kësaj nisme, e dyta është që ne duhet të promovojmë të gjitha bukuritë natyrore që ka qyteti dhe rrethi i Korçës,” – tha Krenar Myrteza nga një guidë turistike e qytetit të Korçës.
Pamja fantastike, takimi me banorët e zonës dhe fotografitë ishin pjesë e udhëtimit prej katër orësh.
E në rast se ju duket e vështirë, pjesë e sportit të hiking u bënë dhe dy vogëlushe të cilat vërtetojnë të kundërtën.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë