“Rama ka firmosur për inceneratorët, pse nuk shkon në gjyq?”- Enno Bozdo
Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Enno Bozdo, tha në një intervistë për Euronews Albania se Jamarbër Malltezi në këtë rast është viktimë vetëm sepse është dhëndër i Sali Berishës.
Ai tha se SPAK po e akuzon Sali Berishën për një çështje të cilën as nuk e ka nisur e as nuk e ka firmosur, por nuk merr nën hetim për inceneratorët kryeministrin Edi Rama i cili në mënyrë antikushtetuese ka firmosur brenda një ditë 17 vendime të këshillit të ministrave.
“Për çfarë arsye i shtrëngohet liria Sali Berishës, duke qenë deputet i republikës së Shqipërisë me heqjen e pasaportës, se këtë kërkoi SPAK, për një proces që as është iniciuar dhe as është nxitur me firmën e Sali Berishës dhe nuk merret e njëjta masë për simetri ndaj Edi Ramës, për procesin e inceneratorëve.
Dhe procesi i inceneratorëve është i provuar nga SPAK që është korruptiv. Edi Rama ka miratuar me firmën e tij dhe me kundër firmën e Engjëll Agaçit 17 vendime të Këshillit të Ministrave brenda një dite, sepse kjo nuk mund të ndodh. Pse SPAK-u në këtë rast mban një standard të dyfishtë, pse Edi Rama nuk është i përfshirë në aferën e inceneratorëve pavarësisht se ka firmosur? Apo ai nuk e di çfarë firmos, ndërsa Berisha që nuk ka firmosur duhet patjetër të ketë firmosur diçka për dhëndrin e tij. Malltezi është viktimë vetëm e luftës që i bëhet Sali Berishës”,-tha Enno Bozdo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq