“Më ofruan vend pune për djalin, për votën”- Dëshmia në SPAK për kryebashkiakun e PS
Prokuroria e Posaçme avancon hetimet për kryebashkiakun e Këlcyrës, Klement Ndoni. Në pyetje është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë rryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun e majtë.
Procedimi penal nr 178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Olsi Dado, ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.
Pikërisht njëri prej tyre, një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje. Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë Klement Ndoni, i cili kërkonte mandatin e katërt në këtë funksion.
Sipas denoncuesit Agim Bakushllari, episodi kishte ndodhur në zyrat e bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.
Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik. Në 2016 ai u akuzua nga shtetasi Bardhi Nunollari, ish-i dënuar për trafik droge që përmes deklarimeve publike tha se ishte i habitur që kandidonte për postin e kryebashkiakut një person me të cilin kishte trafikuar lëndë narkotike, akuzë të cilën Ndoni e mohoi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet