Vuçiç e konfirmon: Pas 2-3 ditësh do jem në Bruksel, do takohem me Kurtin

24 Tetor 2023 | 15:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi këtë të martë se pas dy-tre ditësh do të shkojë në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Gjatë një vizite në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc, Vuçiç dha lajmin e takimit dhe preferoi të mos jepte detaje të mëtejshme.

Ai shtoi se do të shkojë në Bruksel të mbrojë Serbinë nga sanksionet, në kuadër të agjendës që kanë rënë dakord me ndërkombëtarët.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. Detyra jonë është ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe kolapsi i interesave shtetërore dhe kombëtare dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Vuçiç.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, në Bruksel pritet të jetë i pari pas sulmit në Basnjkë ku u vra reshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë së Kosovës dhe forcave paramilitare të armatosura rëndë, u vranë tre prej tyre, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit mundi të largohej nga kufiri i gjelbër për në Serbi.

Në krye të sulmit ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, i cili kërkohet të ekstradohet dhe gjykohet në Kosovë nga autoritetet ligjzbatuese në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026