Ministri serb i Mbrojtjes reagon pas deklarateve të Kurtit: Gënjeshtra flagrante…

23 Tetor 2023 | 16:18

Ministria e Mbrojtjes serbe ka reaguar lidhur me akuzat e Albin Kurit, i cili tha se pas sulmit terrorist të ndodhur në manastirin e Banjskës, fshihet klani i Novi Sadit.

Ministria e Mbrojtjes në Serbi e drejtuar nga Millosh Vuçeviç i ka cilësuar deklaratat e Kurtit si gënjeshtra flagrante. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për të ndalur atë që e cilësojnë fushatë nxitëse dhe të ndyrë mediatike të kryeministrit të Kosovës ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj”.

Reagimi i plotë i ministrisë serbe

Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë me vendosmëri gënjeshtrat monstruoze dhe flagrante të shqiptuara sot nga kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, Albin Kurti, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë menjëherë për të ndalur nxitjen dhe pisllëkun e lidershipit të Prishtinës, si dhe fushatën mediatike kundër Republikës së Serbisë dhe zyrtarëve të saj.

Theksojmë se për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, është me rëndësi të madhe që institucionet e përkohshme në Prishtinë të detyrohen që menjëherë të ndalojnë terrorin e përditshëm kundër popullit serb, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet dhe të formojnë menjëherë Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe.

Gënjeshtrat e hapura, fyerjet dhe shpifjet e shprehura nga Kurti çdo ditë si pjesë e fushatës së tij të ndyrë mediatike kundër Republikës së Serbisë dhe lidershipit të saj zbulojnë plotësisht qëllimin e tij për të shkatërruar çdo mundësi për të zbutur tensionin në krahinën tonë jugore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Serbe do të mbeten të përkushtuara ndaj roleve të tyre kushtetuese dhe ligjore në përpjekje për të ruajtur sigurinë dhe jetën paqësore të të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Jemi të bindur se deklaratat shpifëse të bëra sot nga përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, si shumë në të kaluarën, janë dëshmi e qartë se kush përfiton nga shkaktimi i kaosit dhe dhunës dhe në interes të kujt është ruajtja e paqes, vazhdimi i dialogut dhe të arrihet një zgjidhje politike për krizën në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026