Kurti nga Greqia: Të bashkohemi kundër elementeve destabilizuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë të martë në forumin me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, që po organizohet nga “The Economist” në Greqi.
Në fjalën e tij Kurti u ndal tek situata në Veri të Kosovës, ku theksoi se momenti aktual kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj.
“Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”, deklaroi Kurti.
Kryeministri i Kosovës bëri një përshkrim të situatës në Veri të Kosovës, ku tha se rajoni verior është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe minierat e kriptomonedhave.
“Këto aktivitete bien ndesh drejtpërdrejt me sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike që përfaqëson Kosova. Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë mund të karakterizohet më së miri si një vend, Kosova, që punon për të ndërtuar veten për herë të parë, duke u përpjekur për sukses të vërtetë demokratik, ndërsa një vend joliberal përpiqet ta mbysë këtë progres, duke përdorur taktika të përdorura shpesh nga figura si Putini”, ka theksuar Kurti.
Sa i përket sulmit në Basnjkë, Kurti tha se organizimi i planit ishte kryer nga Beogradi me qëllim pushtimin e territoreve të një shteti të pavarur.
“Më 24 shtator, një muaj më parë, agresioni që kemi parë kulmoi kur trupat e armatosur paraushtarake që ishin trajnuar në bazat zyrtare ushtarake në Serbi hynë në vendin tim dhe hapën zjarr ndaj forcave të policisë, duke vrarë një nga policët tanë. Në të njëjtën kohë, Serbia u angazhua në atë që SHBA e përshkruan si një ngritje ushtarake “të paprecedentë” përgjatë kufirit tonë. Në ditët që pasuan, një sasi e konsiderueshme provash tregonin përfshirjen dhe planifikimin e një pushtimi më të madh nga vetë shteti”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë