Korçë| Rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit rrit koston e apartamenteve
Çmimet e apartamenteve në Korçë kanë pësuar rritje të konsiderueshme dy vitet e fundit.
2 vite më parë, një metër katror kushtonte 600 euro, ndërsa sot çmimet për metër katror nisin nga 800 euro e sipër.
Sipas agjentëve imobiliarë, rritja e çmimit për metër katror ndodhi për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë të importit, por pa harruar edhe rritjen e çmimit të pronave.
“Situata para dy vitesh në zonat e mira të Korçës, në këto banesat tre-katëshe, cilësi shumë e mire ndërtimi, varionin nga 550-600 euro metri katror. Sot që flasim jemi 850-900 euro dhe besoj deri nga fundi i vitit do kemi shkuar deri në 1000 euro në këto banesa. Faktori parë ishte lënda e parë e importit, beton, çimento. Faktori i dytë ishte rritja e çmimeve të truallit, e shisnin 400, sot e shesin 600. Ka ndikuar dhe rritja e kostove të lejes së ndërtimit në Bashki, arkitektët, çdo gjë ka ndikim,” – u shpreh agjenti imobiliar Xhevahir Dervishi.
“Momentlalisht kemi një rritje çmimi nga 100-150 euro për metër katror në çdo skaj të Korçës. Shkaktarët kryesorë fillojnë pas pandemisë me rritjen e turizmit, më vonë pas luftës me rritjen e materialeve të ndërtimit, ndërsa sot që flasim pavarësisht se materialet e ndërtimit janë stabilizuar, kemi të bëjmë me mungesën e pronave. Korça vuan për prona, për ndërtime të reja,” – u shpreh agjenti imobiliar Gerhard Kreka.
Por duket se rritja e çmimeve nuk e ka frenuar kërkesën për blerje.
“Kemi rritjen e kërkesës. Që do të thotë se apartamente nuk ngelen. Ka kërkesë dhe ne i bllokojmë pronat qe në fazën e gropës, që në fazën e projektit. Interes ka, interesi nuk ka rënë, është në rritje. Kryesisht blerësit janë emigrantët që jetojnë në Gjermani, Itali, Angli ose Amerikë. Pjesa e Greqisë ka një luhatje me 3-4 vite më parë,” – tregoi Dervishi.
Por sa e thjeshtë është për një familje me të ardhura mesatare të blejë sot një shtëpi në qytetin më të madh të juglindjes së vendit?
“E them me keqardhje nuk është e thjeshtë. Është vështirësuar jashtëzakonisht shumë. Vlen të theksojmë faktin e kredive të buta që bashkia e Korçës e ka aplikuar. Disa herë që bëjmë biseda me anëtarët e këshillit bashkiak, kemi kërkuar që përqindja e financimit që bashkia ofron të rritet disi, por deri më sot akoma jo. Fatkeqësisht për një familje në nevojë është shumë e vështirë blerja e një prone por dhe marrja me qira e saj,” – tha Kreka.
Aktualisht në Korçë janë afro 300 apartamente të cilat janë të disponueshme në tregun imobiliar, çmimi i të cilave varion nga 600 deri në 1000 euro për metër katror.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta