Vendimi i Strasburgut për shkarkimin e Altina Xhoxhajt, reagon ambasadorja Kim

9 Shkurt 2021 | 12:33

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e cilëson si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj nga sistemi i drejtësisë prej organeve të Vettingut.

“Vendimi i Gjykatës së Strasburgut: Çështja e Xhoxhaj kundër Shqipërisë – Procedurat e vetingut që sollën shkarkimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe shkarkimi proporcional”, shkruan ambasadorja në një postim në Twitter.

Gjykata e Strasburgut rrëzoi sot me shumicë votash padinë e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga detyra gjatë procesit të Vetingut në vitin 2018.

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohet se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtaren është i drejtë.  

Lexoni gjithashtu:

Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026