Aktivitetet promovuese para zgjedhjeve | KQZ gjobit kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj do ta apelojë vendimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të gjobisë me 75 mijë lekë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për shkelje të rregullave të përcaktuara për aktivitetet politike përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ, në drejtim të Erion Veliajt, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Komisioni vendosi të gjobisë Veliajn me 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara dhe 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve në tërësi.
Një vendim i KQZ lejon inspektimet dhe promovimet vetëm të projekteve që kanë nisur përpara periudhës së ndalimit me ligj të parashikuara në Kodin Zgjedhor, që përfshin periudhën 4-mujore para zgjedhjeve.
Kryebashkiaku Veliaj reagoi për mediat pas gjobitjes duke thënë se do ta apelonte vendimin dhe se thjesht po kryente detyrën e tij si kryebashkiak.
Në fillim të janarit Veliaj kërkoi qartësi nga KQZ për rregullin e ri, pasi në media, sipas tij ishte spekuluar. Nga Farka, ku mori pjesë në dorëzimin e shtëpive të reja për dy familje të prekura nga tërmeti, Veliaj tha se vendimi i KQZ-së është shoqëruar “me kakofoni” duke ngjallur shqetësim për vijimin e veprimtarisë së punës.
Në shtator 2020, kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, u caktua të jetë një nga tre drejtuesit e shtabit elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në këtë shtab për kryeqytetin janë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati.
Lexoni gjithashtu:
Nga 24 dhjetori do të ndalohet ”prerja e shiritave” për fushatë elektorale
Erion Veliaj kërkon qartësi nga KQZ për rregullin e ndalimit të inspektimeve dhe përurimeve
Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ merr vendimin, PS e PD marrin mbi 100 milionë lekë
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane